Në pikën kufitare në Jarinjë arrestohet një person, ishte i dënuar nga Gjykata e Mitrovicës

Policia e Kosovës ka arrestuar një qytetar i cili ishte në arrati dhe kishte urdhër arresti për të.

M.C., serb, është arrestuar në pikën kufitare në Jarinjë sot rreth orës 16:25.

Më parë i  arrestuari ishte dënuar nga Gjykata e Mitrovicës me 350 euro për veprën penale – mashtrim, që më pas i ishte zëvendësuar me 17 ditë burgim.