Në nderim të Nexhmije Pagarushës, Kuvendi fillon punimet më këngën ‘Baresha’

Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën në të cilën pritet të bëhet shqyrtimi i propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani tha që në nderim të veprës së Nexhmije Pagarushës kjo seancë do të fillojë më këngën e saj ‘Baresha’.

“Në nderim të Nexhmije Pagarushës, do t’ia fillojmë seancës më zërin e saj, me njërën nga perlat më të bukura të muzikës shqipe”, tha Osmani.

Sapo ka përfunduar kënga, deputetët janë ngritur

Më 7 shkurt moshën 86-vjeçare këngëtarja e njohur nga Kosova, Nexhmije Pagarusha.