Në incidentin e Pejës ka mbetur rëndë i plagosur edhe një person

Një tjetër person ka mbetur i plagosur rëndë në incidentin që ka ndodhur sonte në Pejë.

Dy të tjerë janë vrarë. KALLXO.com mëson nga burime brenda Prokurorisë se viktimat janë Astrit Ademaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës dhe Blerand Kadrijaj, ish-kandidat i PDK-së për kryetar të Deçanit.

Siç mëson KALLXO.com i plagosuri është vëllai Astrit Ademajt tashmë të ndjerë.

KALLXO.com po raporton në vazhdimësi për incidentin me armë zjarri i cili përfundoi me dy të vrarë.

Ngjarja ka ndodhur në Pejë në afërsi të Shkollës Ekonomike.

Viktima e dytë në incidentin në Pejë dyshohet të jetë ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit