Ilustrim

Në gjendje të dehur sulmoi fizikisht gruan, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Podujevë pasi në gjendje të dehur dyshohet se ka sulmuar fizikisht gruan.

I dyshuari për shkak të gjendjes që ishte ka pranuar edhe tretman mjekësor në QKUK.

Pas “këndelljes” i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Një rast tjetër i dhunës në familje është raportuar edhe në Gjilan.

Policia ka arrestuar një person pasi kishte rrahur viktimën grua. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar  tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Malishevë, Policia ka bërë të ditur se kanë arrestuar një burrë pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj viktimës grua.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor.