Ilustrim - Policia në aksion

Në fshatin ku ka të prekur nga virusi luhet bixhoz

Policia e Ferizajt i ka rënë në gjurmë një grupi që organizonin lojëra të bixhozit në një lokal në fshatin Slivovë të kësaj komune.
Në këtë fshat para disa ditësh ishte identifikuar një person i prekur nga Coronavirusi ndërsa ky fakt duhet se nuk u ka penguar lojtarëve të grumbulloheshin dhe të nisin lojën.

Raporti policor për ngjarjen tregon se në dy tavolina të lokalit janë hasur 10 persona të cilët luani bixhoz.
Policia ka sqaruar se ka arrestuar pronarin e lokalit ndërsa lojtarët do ndiqen penalisht në procedurë të rregullt.
Ferizaj është komuna me më së shumti persona të infektuar nga virusi COVID19.
Megjith rrezikun në këtë komunë policia vazhdon të ketë probleme me qytetarët të cilët nuk janë duke i respektuar masat e karantinës.
Njoftimi i policisë sqaron se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 7 persona të cilët janë hasur duke mos i respektuar rregullat.