Në Ditën e Punëtorëve protesta dhe marsh në Prishtinë

Me moton ‘punëtorë e punëtore të bashkuar kundër shtypjes’ dhjetëra qytetarë marshuan në sheshin e Prishtinës për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj punëtorëve në Kosovë, me rastin e 1 majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Protestë për shkak të gjendjes së rëndë të punëtorëve të sektorit privat në vend, mbajti edhe Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat.

U kërkua trajtim i dinjitetshëm dhe rritje e pagës  minimale në 350 euro.

Gjatë ditës protestuan edhe Sindikata e Pavarur e Aeroportit dhe Sindikata për Transport dhe Lidhje të Kosovës.

1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punës dhe lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar liritë dhe të drejtat e punës dhe të jetesës/RTV21/