Foto: Kallxo.com

Ndërpritet takimi Kurti - Mustafa

Takimi i dy kryetarëve të partive fituese, Albin Kurti të LVV-së dhe Isa Mustafës së LDK-së është ndërprerë për të vazhduar pas gjysmë orë.

Kurti dhe Mustafa kanë qenë në takim që gati 1 orë, për të përfunduar marrëveshjes e koalicionit qeverisës.

Mirëpo, ky takim është ndërprerë për të shkuar në pazuë pa pasur ndonjë marrëveshje finale.

“Nuk kemi çfarë të deklarohemi, do ta kemi një pauzë”, tha shkurtimisht Kurti para gazetarëve të shumtë që janë mbledhur para Kuvendit ku janë duke u takuar liderët e dy partive.

“Rreth 30 minuta do të kemi një pauzë, pastaj do të vazhdojmë”, tha Mustafa para mediave.

Sot në ora 14:00 ‘takimi i madh’ LVV-LDK