Policia e kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Ndalohen për 48 orë dy të dyshuar për rrahjen e 16-vjeçarit në Pejë, Policia autorizohet në arrestimin e dy të tjerëve

Janë ndaluar për 48 orë dy persona që dyshohet se kanë kryer sulmin ndaj 16-vjeçarit në Pejë.

Të njëjtit janë arrestuar gjatë ditës, përderisa sulmi fizik ndaj të miturit ka ndodhur dje.

Lidhur me këtë ngjarje, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë për KALLXO.com se dy të arrestuarit janë ndalur për 48 orë.

Nikçi po ashtu ka treguar se nga ana e Prokurorisë janë autorizuar Policia për arrestimin e dy personave tjerë që dyshohet të jenë të implikuar në këtë vepër penale.

Rasti në fjalë është cilësuar nga Prokurori i shtetit si “Lëndim i rëndë trupor”.

Pak më parë KALLXO.com raportoi detaje lidhur me ngjarjen në fjalë. Burimet kanë bërë të ditur se i mituri ishte marrë nga një pompë derivatesh ku ai punon dhe është dërguar në një lokacion tjetër.

Siç mësohet aty, ai është rrahur duke iu shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe më pas është lënë në hyrje të qytetit të Pejës.

Nga aty i mituri është dërguar për trajtim mjekësor.

16-vjeçari u rrah dhe u la në hyrje të Pejës, arrestohen dy të dyshuar