Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Ndalohen dy persona në Leposaviq, në veturë iu gjetën boks hekuri, emblema të ushtrisë serbe e bluzë me mbishkrimin e Wagnerit

Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet në Leposaviq, në të cilin kanë qenë dy persona.

Gjatë kontrollit në automjet, policia ka gjetur dhe janë konfiskuar, një boks hekuri, dy emblema të ushtrisë serbe dhe një shkop besjbolli.

Ndërsa te pasagjeri është vërejtur një maicë me mbishkrim të shkronjës “Z” ndërsa nga mbrapa, në shpinë kishte mbishkrim e grupit WAGNER.

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Rasti ka ndodhur më 31 tetor, në ora 13:10.