Foto: REL/Reuters

Ndahen mjetet për 100 euro për studentët dhe punëtorët e ndërmarrjeve publike

Qeveria e Kosovës ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave për zbatimin e pagesave prej 100 eurosh për punonjësit e ndërmarrjeve publike dhe për studentët.

Kërkesa për ndarjen e mjeteve buxhetore prej shtatë milionë euro është miratuar sot në mbledhjen e Qeverisë, e cila është mbajtur në formë elektronike.

Këto mjete janë ndarë edhe për zbatimin e masës për subvencionim të kredive investive.

Ekzekutimi i shtesave prej 100 euro për grupin e parë të studentëve aplikues pritet të ndodhë brenda muajit nëntor, kanë njoftuar javën e kaluar nga Qeveria.

Aplikimi për studentë për mbështetje nga ‘Pako për Përballje me Inflacion’, është hapur me 20 tetor 2022 dhe ka qenë i hapur deri më 6 nëntor, në platformën eKosova.

Edhe në fillim të këtij viti, Qeveria kishte ndarë nga 100 euro për studentët.

Nga kjo ndarje buxhetore kishin përfituar rreth 46 mijë studentë kosovarë.

Qeveria tregon kur pritet të shpërndahen 100 eurot për studentët