Ilustrim
Ndahen 10 milionë euro për komunat për 'Rimëkëmbje Ekonomike'
Ministria e Pushtetit Lokal ka njoftuar se janë transferuar 10 milionë euro në buxhetin e komunave për Rimëkëmbje Ekonomike.
“Mjetet e ndara në vlerën prej 10,000,000.00€, sipas kritereve të aprovuara nga qeveria, janë transferuar sot drejtpërdrejtë në buxhetin e komunave përkatëse, sipas planit të alokimit të mjeteve nga komuna dhe Ministria e Financave”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Sipas njoftimit nga sot mjetet e ndara janë në dispozicion të komunave për rimëkëmbje ekonomike nga COVID-19.
Tutje në njoftim thuhet se Ministria e Pushtetit Lokal me bashkërendim me kryeministrin, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Financave dhe kryetarët e komunave ka përgatitur raportin vlerësues për ndarjen e fondeve për rimëkëmbjen ekonomike me qëllim që të adresojë shqetësimet e komunave gjatë pandemisë.