Rrënimi i objektit të Gjykatës në Vushtrri - 23.05.2021

Xhafer Tahiri nis rrënimin e objektit të Gjykatës me gjithë kundërshtimet - VIDEO

Komuna e Vushtrrisë sot ka filluar rrënimin e objektit të ish-Gjykatës Komunale, por u pengua nga aktivistë të shoqërisë civile dhe nga opozita.

Asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Gresa Muli, ka bërë të ditur për KALLXO.com se në momentin që ka kuptuar se kanë filluar punimet për rrënim, ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me disa aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë edhe arkitektin, Bledian Salihu.

Muli ka bërë të ditur se pas kësaj e kanë njoftuar Policinë e Kosovës dhe atëherë janë ndalur punimet.

“E kemi telefonu policinë dhe ka ardh një patrullë ne vendin e ngjarjes. Policia pas pranimit të informatave e dokumenteve qe ky proces është i jashtëligjshëm deri në një vendim definitiv te Ministrisë, erdhi dhe i ndali punimet. Zyrtari i Komunës për mbikëqyrje të kontratës vazhdimisht insistonte që bageri me mbet në oborrin e gjykatës por me insistimin e qytetareve dhe policisë bageri u largua”, tha ajo për KALLXO.com

Muli po ashtu në Facebook ka ngritur shqetësimin se një rrënim i tillë po bëhet pikërisht në ditën e diele, në ora 07:00.

“Rrënimet e objektit të ish gjykatës kanë filluar sot, ditë e diele, në orën 07:00 të mëngjesit!Personalisht dola menjëherë në vendin e ngjarjes. Ky rrënim i jashtëligjshëm që po kryhet me strategjinë që ti zë fjetur të gjithë, duhet të denohet rëndë! Interesi shumë i madh prapa, si duket…”, ka shkruar ajo.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe mbikqyrësin e kësaj kontrate, Nexhat Merovci si dhe kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri dhe është duke pritur përgjigje.

Kallxo.com ka kontaktuar edhe Policinë, por nuk kanë kthyer përgjigje.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për përjekjet e qeverisë së Xhafer Tahirit për ta rrënuar objektin e gjykatës, veprime këto që janë kundërshtuar edhe nga Ministria e Pushtetit Lokal – LINK 

Rrënimi i objektit të Gjykatës në Vushtrri – 23.05.2021
Rrënimi i objektit të Gjykatës në Vushtrri – 23.05.2021
Rrënimi i objektit të Gjykatës në Vushtrri – 23.05.2021
Rrënimi i objektit të Gjykatës në Vushtrri – 23.05.2021