Ilustrim

Nagavci: Të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën do të pajisjen me tekste të reja

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka treguar në një konferencë për media se të gjithë nxënësit nga klasa e parë dhe deri të nëntën do të pajisjen me libra të rinj.

Nagavci tutje ka thënë se është përmirësuar infrastruktura në disa shkolla në mënyrë që nxënësve t’u krijohen kushte më të mira arsimore.

“Sivjet të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën do të pajisjen me tekste të reja, ndërsa vitin e ardhshëm të njëjtat do t’u përcillen nxënësve të klasave vijuese. Kemi përmirësuar infrastrukturën fizike në shkolla duke pajisur një numër të shkollave me kabinete, laboratorë, me salla të edukatës fizike, pajisje për mirëmbajtje të shkollave dhe materiale të ngjashme. Gjatë këtij viti patëm paraparë buxhetin për punësimin e 100 asistentëve të fëmijëve me nevoja të veçanta, dhe tash për vitin 2023 kemi miratuar buxhetin për punësimin e 300 asistentëve në institucionet edukativo-arsimore”, ka thënë ajo pos të tjerash.

Nagavci: Greva e paralajmëruar shkel të drejtën e fëmijëve për arsim