Nagavci i reagon Presidentit: Tani nuk i duhet gjendja e jashtëzakonshme për të marrë pushtet ekzekutiv

Arbërie Nagavci, Nënkryetare e Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje  ka reaguar pas konferencës së presidentit të vendit Hashim Thaçi në të cilën ndër tjerash foli edhe në lidhje me idenë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme pas rritjes së numrave të të infektuarve me COVID-19.

Presidenti i cili në mars  kishte propozuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, sot tha se e urren atë.

Ndaj kësaj ka reaguar Nagavci ka shkruar se janë së paku dy arsye pse kjo deklaratë është e pritshme.

“E para ky person gjithnjë ndërron qëndrimet e tij dhe atë publikisht, njëjtë ka bërë dhe me deklaratat e tij për ndryshimin e kufijve. Dhe e dyta, tani më nuk i nevojitet të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për të marrë në duar pushtetin ekzekutiv që nuk ia njeh Kushtetuta. Tani e ka Qeverinë e tij që vullnetarisht i jep kompetencat që nuk i takojnë̈ dhe madje përtej kësaj”, u shpreh Nagavci.

Nagavci shtoi se Presidenti ka lënë të hapur mundësinë që të ndërhyjë prapë nëse e sheh të  nevojshme .

Hashim Thaçi: Kosova e gatshme për dialog