Hashim Thaçi: Kosova e gatshme për dialog

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpreh mirënjohës për heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë dhe për rrugën që i është hapur dialogut me Serbinë.

“Si President i vendit shpreh mirënjohjen për heqjen e çdo preteksti që Serbia e ka shfrytëzuar për dialogun. Kosova e ka të qartë çka kërkon në dialog, njohjen reciproke dhe përshpejtimin e rrugës në anëtarësim në Kombet e Bashkuara”, tha Thaçi.

“Në këtë proces është Kosova me Amerikën. Të lëvizim sa më shpejt që të jemi pjesë e NATO-s dhe BE-së në mënyrë që ta konsidolojmë shtetin andaj jemi gati”, tha Thaçi.

“Kosova është gati, do të punojmë që të jemi sa më të bashkuar, ta plotësojmë njëri-tjetrin. Vetëm bashkëveprimi dhe koordinimi garanton sukses”, shtoi ai.

Presidenti tha se do të punohet për implementimin e marrëveshjeve Prishtinë – Beograd dhe për linjat hekurudhore.

“Dëshiroj të potencoj se vendimet e fundit që sollen këto të arrituar dëshmuan se ne nuk duhet të vonohemi se duhet të marrim vendime të rendësinme strategjike dhe vendimet populliste si demkaracioni dhe reciproteti dhe taksa kanë qenë populliste dhe linjat herkurudhore”, tha Thaçi.

Çështjen tjetër që ka theksuar Thaçi është pandemia. Sipas tij rreziku nga pndemia ende nuk ka kaluar.

“Në ditëve të fundit kemi rritje të numrit dhe rrezikojmë tërë atë që kemi arritur deri tani, rrezikojmë që të përmbyset puna e mrekullueshme e mjekëve”, tha ai.

“Prandaj ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë rekomandimet”, tha Thaçi.

Thaçi shtoi se Bashkimi Evropian duhet të marrë sa më shpejtë vendim për viza.

“Ne do të bashkëpunojmë më të gjjthë partneret tanë, e potencoj fuqshëm se BE ta trajtojë Ksovën si palë”, tha ai.