Foto Urim Krasniqi/KALLXO.com

Nagavci: Askush nga qeveria nuk është prezent në seancë

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Arbërie Nagavci, e ka tërhequr shqyrtimin e Raportit Vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2019, pasi sipas saj askush nga qeveria nuk ishte i pranishëm ta prezantojnë.

“Askush nga qeveria nuk është i pranishëm për ta prezantuar raportin atë herë kjo pikë nuk mund të shqyrtohet dhe tërhiqet për momentin”, tha Nagavci.

Kuvendi gjithashtu ka shqyrtuar edhe Raportin Vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019, por që i njëjti nuk është hedhur në votim.