Nagavci: Askush nga qeveria nuk është i pranishëm në seancë

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Arbërie Nagavci, tha se askush nga qeveria e Kosovës nuk është i pranishëm në seancën e Kuvendit të Kosovës dhe sipas saj nuk mund të trajtohet Raporti Vjetor i Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2019.

“Me qenë se as sot askush nuk është i pranishëm kjo pikë nuk mund të trajtohet”, tha Nagavci.

Nagavci ka treguar se as në seancën e kaluar kur ishte në rend dite kjo pikë nuk ishte prezent askush nga qeveria dhe se diskutimi për këtë pikë ende nuk është zhvilluar.