Mysafirët e futbollit nga Italia i ruan Policia e Kosovës (Foto)

Sot në Kosovë po qëndrojnë lojtarët dhe stafi përcjellës i njërit prej klubeve më të njohura në botën e futbollit.

AC Milan do të zhvilloj sonte një ndeshje miqësore me kampionin e Kosovës në futboll, Feronikelin.

E për sigurinë e mysafirëve është angazhuar Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës përmes planifikimeve të saja policore po kujdeset për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe ofrimit të sigurisë në ndeshjen sportive miqësore në mes të AC Milan dhe Feronikelit”, thuhet në njoftimin e forcave të renit.