Milan publikon listën e lojtarëve që do të zbarkojnë në Prishtinë (FOTO)

Skuadra e njohur italiane AC Milan edhe zyrtarisht do të jetë prezente në Kosovë më 10 gusht për ndeshjen ndaj Feronikelit.
“Rosonerët” do të luajnë me Feronikelin në stadiumin “Fadil Vokrri”, një miqësore luksi.

Milan tashmë e ka bërë publike listën e futbollistëve të cilët do të jenë prezentë në këtë ndeshje.

Mes 22 futbollistëve të ftuar, bien në sy emrat e Hakan Calhanoglu, Gianluigi Donnarumma, Krzysztof Piatek, Alessio Romagnoli dhe Susos.

Për këtë ndeshje ka pasur ankesa për çmimin e lartë të biletave, të cilat janë nga 35, 50, 86, 115 dhe 155 euro.