FFK i dhuron fanellën e Kombëtares së Kosovës, Paolo Maldinit

Lojtari i mirënjohur i Milanos, Paolo Maldini ka pranuar sot një fanellë të Kombëtares së Kosovës nga zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Zyrtarët e FFK-së e kanë nderuar legjendën e Milanit, Paolo Maldini me një fanellë të Kombëtares së Kosovës”, thuhet në njoftimin e FFK-së në “Facebook”.

Klubi italian po qëndron në Prishtinë, ku sonte në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të luajë ndeshje miqësore me skuadrën kampione të Kosovës, Feronikelin.