Foto: KALLXO.com

Mustafa reagon pas deklaratës së Departamentit të Shtetit

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar pas publikimit të një deklarate nga Departamenti amerikan i Shtetit, në të cilën thuhet se nuk ka ndonjë plan sekret për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

Mustafa ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, por pa ia përmendur emrin, duke thënë se duhet t’u kërkojnë falje të gjithë qytetarëve dhe miqve të Kosovës për “konstruksionet e servuara pareshtur” dhe për “fyerjet e paskurpullta të drejtuara ndaj LDK-së dhe figurave të saj”.

“Kjo është prova më e mirë që dëshmon se ata ikën nga pushteti si pasojë e pazotësisë dhe jo nga frika për copëtimin e Kosovës”, ka shkruar Isa Mustafa në Facebook.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Të dështuarit që fajësuan SHBA-të për pazotësinë e tyre, sot duhet t’u kërkojnë falje të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe miqve tanë për konstruksionet e servuara parreshtur dhe fyerjet e paskurpullta të drejtuara ndaj LDK-së dhe figurave të saj.

Kjo është prova më e mirë që dëshmon se ata ikën nga pushteti si pasojë e pazotësisë dhe jo nga frika për copëtimin e Kosovës. SHBA sonte demantuan spekulimet se ekziston një plan sekret për shkëmbim të territorit!”.