Mbledhja e Komisonit për Buxhet, Punë dhe Transfere. 20.07.2023. Foto: KALLXO.com

Mungon kuorumi, shtyhet mbledhja e Komisionit për Buxhet

Mbledhja e Komisonit parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere, e paraparë të mbahet sot në ora 10:00, është shytrë për shkak të mungesës së kuorumit.

Kryetari i Komisionit, Armend Muja fillimisht ka thënë se kjo mbledhje shtyhet për në ora 11:00, ndërsa pas orës 11:00 ai sërish ka konstatuar se nuk ka kuorum dhe mbledhja është shtyrë për të hënën.

“Nuk ka kuorum, propozoj që mbledhja të shtyhet deri në ora 11. Meqë po i oftohemi përfundimit të sesionit mund ta kemi një mbledhje të hënën. Po tentojmë me bo kuorum prej orës 11:00”- ka thënë Muja.

Në këtë mbledhje të pranishëm janë parë deputetët opozitarë, Ferat Shala e Mergim Lushtaku nga PDK dhe Pal Lekaj nga AAK.

Edhe herën e kaluar, ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, për shkak të mungesës së kuorumit.

Edhe pse ishin prezentë gjashtë anëtarë të Komisionit, aq sa duhet për tu formuar kuorumi, në votimin e pikave të rendit të ditës nuk votoi deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, duke pamundësuar formimin e kuorumit për vazhduar mbledhjen.

Pas masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar të hënën se do ta bojkotojë punën e Kuvendit të Kosovës. Kurse Partia Demokratike e Kosovës njoftoi se ka ndërprerë çdo komunikim zyrtar me kryeministrin dhe presidenten.

Ndërsa, një gjë të tillë partitë nga PDK u tha dhe pas përleshjes fizike që ndodhi javën e kaluar në Kuvendin e Kosovës ku u përfshin deputetë opozitarë të PDK-së  e ministra të kabinetit qeveritar.

VIDEO – Si nisi përleshja fizike në Kuvendin e Kosovës