Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Mungesa e kuorumit, ndërpren punën e Komisionit Hetimor për procesin e privatizimit

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë nuk ka arritur t’i përfundojë pikat e rendit të ditës për sot shkaku i mungesës së kuorumit.

Gjatë intervistimit të Ahmet Shalës, ish-Zëvendës Drejtor Menaxhues në AKM, sallën e lëshoi deputeti Bekë Berisha.

Kryetari i komisionit Hajrullah Çeku tha se procedurlisht nuk mund ta mbyllin mbledhjen shkaku i mungesës së kuorumit.

“Pasi u largua anëtari i gjashtë unë kam pyetje tjera por duhet ta mbyllim këtë mbledhje. Proceduralisht nuk mund ta mbajmë mbledhjen sepse në mungesë kuorumi nuk mund të vazhdojmë tutje. Kjo mbledhje do të mbetet e hapur, unë prita mirëkuptim nga anëtarët ta mbyllim në orën 13:00”, tha ai.

Hajrullah Çeku shtoi se për pjesën tjetër të pyetjeve do të kontaktojnë me Shalën dhe do ta aranzhojnë një takim tjetër në një ditë tjetër.

“Takohemi në mbledhjen e radhës nesër”, tha ai.

Pikë tjetër e rendit të ditës në këtë komision ishte edhe intervistimi i Haxhi Arifi, ish- anëtar i Bordit, përfaqësues i sindikatave të punëtorëve.

Shala: Privatizimi nuk e ka arritur zhvillimin ekonomik