Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Shala: Privatizimi nuk e ka arritur zhvillimin ekonomik

Ahmet Shala ish-zëvendës Drejtori Menaxhues në  ish- Agjencinë Kosovare të Mirëbesimit , ka thënë se gjitha proceset e privatizimit kanë qenë të kritikuara dhe asnjëra nuk e ka arritur objektivën për të cilën janë dizajnuar.

Shala gjatë raportimit para Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë tha se privatizimi nuk ka arritur të krijoj zhvillim ekonomik.

“Zhvillimin ekonomik nuk e ka arrit. Kjo për arsyjen për shkak të konteksteve juridike dhe mos pasja e sovranitetit”, tha ai.

Shala tha se si proces ka qenë procesi më transparent dhe më i pa manipulueshëm.

“Objektivi i pastrimit të titullarit është arritur ndërsa objektivi i zhvillimit ekonomik mbetet për tu dëshiruar”, tha ai.

Shala tha se falë angazhimit të miqve ndërkombëtar, arritën në vitin 2002 që të fillojë procesi i privatizimit, pastaj pas një viti u ndërpre pasi sipas tij Serbia i kërcënoi të gjithë anëtarët e AKM-së të asaj kohe se do t’i padisë.

“Ne nuk kemi pas përvojë në modelet e privatizimit, por kemi pas fatin që ekspertët më të mirë amerikanë e evropianë i kemi pas në dispozicion”, tha ai.

Sa i përket ndërhyrjeve politike Shala tha se në proces për shpalljen e fituesit nuk ka pasur mundësi për ndërhyrje politike.

“Në procesin si proces ka qenë e pamundur, a ka pas dëshirë të intervenohet po, por mundësi ka qenë e pamundur”, tha ai.

Shala, gjithashtu ka mohuar faktin e djegies së disa dokumentacione gjatë vitit 2008. Ai tha se të gjitha dokumentet janë ruarjtur në serverët e Unionit Evropian.

Anëtari i LVV-së në këtë komision Hekuran Murati, e ka pyetur Shalën, për shitjen e fabrikës së tubave në Ferizaj.

“Blerësi ka qenë punëtor i thjeshtë që në pronësi të vet ka pasur një banesë dy dhomëshe, por AKP-ja ia ka shitur një aset në vlerë prej 3.66 milionë euro. Si ka ndodhur kjo pasi që e lartësuat këtë proces”, tha Murati.

Shala shtoi se kushdo që ka konkuruar është dashur t’i kalojë kriteret teknike.

“Nëse ka pasur shkelje ajo mund të konstatohet sepse nëse ka pas shkelje gjitha vendimet janë në server të Unionit Evropian”, tha ai.

Murati tha se blerësi i fabrikës së tubave ia ka shitur fabrikën pas 4 vjetëve kompanisë Mabetex.

“Si erdhi deri te shitja e fabrikës së tubave kur kishte vendim të prerë të Gjykatës dhe punëtorët e kishin fituar rastin”, e pyeti tutje deputeti.

Shala tha se nuk e ndjen veten kompetent për të folur për këtë.

Murati e ka hapur edhe temën e Hotel Grandit duke kërkuar nga Shala të dijë se si e vlerëson ai.

Por Shala ka thënë se çdo proces i spin-offit special në momentin që është privatizuar ka kaluar në monitorim të departamentit të veçantë në AKM për monitorim të kontratës.

Ish-ministri i Financave: Privatizimi nuk i ka dhënë efektet e pritura

 

Ish- Ministri Beqaj para Komisionit Hetimor për procesin e privatizimit, eviton përgjigjet për KEDS-in

Ish-Ministri Sadriu: Fabrikat e privatizuara u shitën për troje