Nga mbledhja e sotme e Senatit të UP-së.

Miratohen Dekanët e Rinj

Senatorët e rinj së bashku me përfaqësuesit e përkohshëm të dekanëve në senat nga të gjitha njësitë akademike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” miratuan propozimet e Këshillit të Fakultetit për zgjedhjen e dekanëve.

Zgjedhjet për dekanë të fakuleteteve janë mbajtur prej 1 deri më 3 shkurt.

Nga 28 të pranishëm me të drejtë vote të gjithë dekanët e fakulteteve u zgjodhën unanimisht, në përjashtim të dekanit të Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli i cili mori 26 vota për dhe 2 abstenime, dhe dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik, Musa Selimi, i cili mori 27 vota për dhe një abstenim.

Sekretari i UP-së tregoi se komision Qendror Zgjedhor e ka përgatitur një vendim për kandidatët të cilët përjashtohen nga e drejta për  t’u zgjedhur në organet drejtuese të Universitetit të Prishtinës.

“Janë kategoritë e ministrave, deputetëve, mandej drejtorët e organizatave buxhetore, në qoftë se janë të interesuar paraprakisht duhet të japin dorëheqje të parevokueshme nga postet e tyre,” sqaroi Kelmendi.

Dekanët e zgjedhur:

Bujar Dugolli- Fakulteti Filozofik

Tahir Arbneshi, FShMN

Lindita Rugova- Fakulteti i Filologjisë

Haxhi Gashi- Fakulteti Juridik

But Dedaj- Fakulteti Ekonomik

Avdullah Zejnullahu- Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës

Enver Hamiti- Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike

Ahmet Shala- Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike

Syzana Manxhuka- Fakulteti i Mjekësisë

Agim Selimi- Fakulteti i Arteve të Bukura

Skënder Kaçiu- Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë

Musa Selimi- Fakulteti i Edukimit Fizik

Ethem Çeku- Fakulteti i Edukimit

Përfaqësuesi i përkohshëm i Fakultetit të Arteve, Adbullah Elezi, kërkoi që për anëtarë të Këshillit Drejtues të UP-së të merret edhe opinioni i studentëve.

“Për asnjë kandidat që është zgjedhë nuk e dimë çfarë vlerësimi kanë nga studentët. Ne e dimë që të gjithë kemi mundësi të kandidojmë por sa pikë i kanë marrë ata nga studentët,” u shpreh Elezi.

Mandati i këtyre dekanëve do të jetë nga 15 marsi i këtij viti deri më 30 shtator 2020.

Ndërsa, gjatë kësaj mbledhje u vendos që të enjten të mblidhet senati për përzgjedhjen e 5 anëtarëve të Këshillit Drejtues të UP-së, të cilët do kenë mandat deri në vitin 2019. Afati i kandidimit për anëtar të Këshillit Drejtues është prej 8 deri më 10 shkurt.

Në emisionin Jeta në Kosovë, mbrëmë është debatuar për zgjedhjet e parakohshme në Universitetin e Prishtinës.

http://kallxo.com/dugolli-e-pupovci-replika-te-ashpra-per-up-ne-ne-jeta-ne-kosove/