Ahmet Shala, dekan i ri i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike

Ahmet Shala, Dekan në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike

Ahmet Shala është zgjedhur Dekan në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike për 4 vitet e ardhshme.

Shala është profesor i Konstruktimit dhe Dizajnit në këtë fakultet ndërsa synon që gjatë mandatit të tij si dekan të punojë në ngritjen e cilësisë në arsim dhe përmirësimin e kushteve për studentët.

Shala mori 19 vota, ndërsa rivali i tij Hysni Osmani 17.

“Synimet parësore të mia do bazohen në ngritjen e cilësisë në arsim, në përmirësimin e kushteve së pari për studentët, në ngritjen e programeve me të cilat absolutisht nuk jemi të kënaqur sepse mendojmë që duhet më shumë të bazohemi në programe evropiane”,  tha Shala pak çaste pasi mori votën e anëtarëve të këshillit të Fakultetit.

Ndërsa  kundër kandidati që e propozoi veten për dekan ishte Hysni Osmani, profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.

Osmani kërkoi nga pjesëmarrësit që ishin në sallë ta mbështesin më votën e tyre.

“Kërkoj mbështetje përmes votës tuaj që ta udhëheq Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike”, tha Osmani.