Muhaxheri: Komuna e Pejës s’e ka asnjë inspektor, dhanë dorëheqje

Kryetari Gazmend Muhaxheri ka thënë se Komuna e Pejës aktualisht nuk e ka asnjë inspektor që inspektojnë ndërtimet.

Sipas tij, 4 inspektorë në këtë komunë kanë dhënë dorëheqje për shkak të presionit të madh.

“Nën presionin që e kanë nga organet e Prokurorisë dhe politikës, pra kundërshtarëve politikë, nuk e kemi asnjë inspektor Komuna e Pejës. I kemi publiku 2 konkurse por s’ka konkurru askush” – tha Muhaxheri në emisionin “Kallxo Përnime”

Ndër të tjera ai ka thënë se ka investuar në të gjitha pjesët e komunës, siç tha ai, ‘pa kritere partiake’.

“Prandaj i kam marrë 65% të votave pasi që kam investuar në të gjitha fshatrat e komunës, investimet janë proporcionalisht, dhe banorët e Pejës e vlerësojnë kryetarin i cili është i paanshëm” – tha Muhaxheri.