Foto: Inspektorati i Prishtinës, 26.03.2024

Inspektorët në Kryeqytet largojnë disa tarraca në Lakrishtë (FOTO)

Cak i inspektorëve të Kryeqytetit sot ishin tarracat që janë përreth kompleksit banesor në lagjen Lakrishtë.

Në këtë formë ka filluar lirimi i hapësirave publike, ka njoftuar Inspektorati në Prishtinë.

“Inspektorati i Kryeqytetit sot ka filluar lirimin e hapësirave publike (larrgimin e terrasave) në zonën përreth kompleksit banesor në lagjen Lakrishtë!” – thuhet në njoftimin e tyre më 26.03.2024. Këtij postimi i janë bashkëngjitur disa fotografi nga vendi në të cilin është kryer aksioni.