MSh pranon donacion një pajisje për testimet e COVID-19 si dhe materiale shoqëruese

Ministria e Shëndetësisë sot ka pranuar një donacion nga Fondi për Zhvillim Komunitar – CDF.

Ministria sot ka pranuar Aparaturën për testimin për COVID -19 të njohur si RT PCR, Sistemin robotik për përgatitjen e e testimeve me RT PCR dhe Material shpenzues për këto testime të cilat do të jenë të dedikuara për Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ky donacion, sipas ministrisë,  do të rrisë kapacitetin e Laboratorit molekular të IKSHPK-së, shtimin e numrit të testimeve dhe zbulimin e hershëm të sëmundjes si një nga shtyllat kryesore të luftimit të epidemisë me COVID-19. Kjo aparaturë do të shërbejë edhe për testimin dhe zbulimin e hershëm edhe të sëmundjeve tjera ngjitëse.

Sot gjatë ditës, ministria kishte pranuar edhe një donacion prej 150 mijë eurove nga “Novartis Pharma Services Inc.” (Zyra përfaqësuese në Tiranë).

Ky donacion sipas ministrisë është bërë me qëllim të ndihmesës së institucioneve të shëndetësisë në përballimin e barrës së shkaktuar nga emergjenca e shëndetit publik COVID-19.

Ministria këtë donacion do të dedikojë vetëm për blerjen e pajisjeve dhe materialeve mjekësore për përballimin e situatës së krijuar nga COVID-19, sipas kërkesës së SHSKUK-së për nevoja të Klinikës Infektive dhe qendrave të tjera për luftimin e COVID-19.

MSh pranon 150 mijë euro për luftimin e COVID-19 nga “Novartis Pharma Services Inc” në Tiranë