Foto: Telegram

MPJD: Nuk kemi pasur asnjë kërkesë për vizita nga zyrtarë të Serbisë ditëve të fundit

Në ditët e fundit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporë nuk ka pasur asnjë kërkesë nga ndonjë zyrtarë të Serbisë qoftë edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq për të vizituar Kosovën. 

Kështu ka konfirmuar për KALLXO.com, këshilltari i ministres Gërvalla, Leutrim Sahiti. 

“Në lidhje me pyetjet tuaja ju informojmë që në MPJD ditëve të fundit nuk ka ardhur asnjë kërkesë për vizitë të ndonjë zyrtari të Serbisë në Republikën e Kosovës”- ka thënë Sahiti për KALLXO.com. 

Gjatë ditës së sotme Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveclatha se nëse Vuçiq është nisur në Kosovë pa kërkesë te autoritetet kosovare, atëherë shton ai, se do ta presin dhe do ta vizitojnë në burg.

Ky reagim erdhi pasi në katër komunat në veri të Mitrovicës u panë posterë të vendosur në lokacione të ndryshme në të cilat shihej presidenti serb Aleksandar Vuçiq me mbishkrimin “komandant suprem, po të presim!”. 

“I paskan ngjitur tinëz gjatë natës disa postera në veri të Kosovës. Aty thonë që po e presin presidentin e Serbisë të vijë duke e quajtur atë ‘komandant’. Nëse është nisur pa kërkesë te Ministria jonë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, edhe ne po e presim të vijë dhe mandej mund ta vizitoni në burg, ku ai i ka tashmë disa miq të tij” – ka shkruar Sveçla.

Pas kësaj reagoi Petkoviq, i cili tha se Sveçla i frikësohet edhe një pamfleti me imazhin e Aleksandar Vuçiq që dikush e ka ngjitur, ndaj sipas tij e kërcënon se do ta arrestojë.

“I frikësohet edhe një pamfleti me imazhin e Aleksandër Vuçiqit që dikush e ka ngjitur. E vetmja gjë që mund të bëjë është të mburret në rrjetet sociale!”.

Është ky reagimi i drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ndaj postimit të ministrit të Punëve Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla lidhur me pamfletet që u vendosën në veri të Kosovës.

Petkoviq i reagon Sveçlën: Po i frikësohesh një pamfleti, mund të mburresh vetëm në rrjete sociale

Sveçla: Nëse Vuçiq është nisur pa kërkesë, edhe ne po e presim e mandej e vizitoni në burg