Mot me vranësira dhe diell Dyz, Podujevë - Foto: KALLXO.com

Moti të premten, temperaturat bien për rreth 10 gradë celsius

Instituti Hidrometeorogjik i Kosovës ka parashikuar se të premten, më 14.06.2024, do të ketë mot të ndryshueshëm me rënie të temperaturave maksimale. Pritet të ketë riga shiu dhe rrufe.

“Të premten parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe i freskët, fillimisht me rreze dielli, pastaj vranësira të dendura të cilat gjatë ditës parashihet të sjellin riga shiu me shkarkime rrufesh”- thuhet në njoftim.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius.

Siç njofton Instituti, do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-8m/s.