Moti sot, me vranësira të shpërndara (FOTO)

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot do të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe i qetë.

“Mot me vranësira të shpërndara dhe kryesisht i qetë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6m/s”, njofton IHMK. /21Media