ilustrim: Naser Fejza

Moti sot, i vranët, me shi e shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për sot ka paraparë mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat gjatë ditës parashihen të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-24 gradë Celsius.

Sipas Institutit, do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s.