Temperaturat e larta - Prishtinë, fëmija freskohet në fontanë - Foto -Atdhe Mulla

Moti për sot dhe nesër

Sot dhe nesër në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vapë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksionale parashihen të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius.

Sot, temperaturat më të larta do të mbretërojnë në Prizren, Gjakovë dhe Kamenicë, 33 gradë Celcius.

Ndërsa nesër, temperaturat më të larta sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës do të regjistrohen përsëri në Prizren, Gjakovë dhe Kamenicë, 35 gradë Celcius ndërsa në Gjilan, Prishtinë, Pejë dhe Malishevë, 34 gradë Celcius.

Instituti ka këshilluar që nga ora 10:00 deri në orën 16:00 të mos kenë kontakt direkt me rrezet e diellit ose të bartin masa mbrojtëse.