Moti për sot

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot do të ketë reshje të shiut.

“Vranësira të fuqishme do të përfshijnë territorin tonë, duke krijuar vështirësi” – thuhet në njoftimin e IHMK-së për motin që do të mbajë më 02.07.2024.

IHMK ka këshilluar që të mos krijojohet kaos, sidomos në komunikacion. Po ashtu kanë kërkuar që qytetarët t’i shmangen shëtitjeve ose punëve të natyrës së ndryshme në pyje.

“Sepse ky mot parashihet të shoqërohet me stuhi, rrufe e në vende të kufizuara do të ketë kushte edhe për reshje breshëri dhe erëra të fuqishme” – theksohet në njoftim.

Kujdes është kërkuar të kenë edhe barinjtë të cilët i ruajnë delet në vise të larta.

“Sepse rrufeja i godet në tufë, për shkak të disa faktorëve specifikë, përçueshmërisë së lartë dhe afërsësë së tyre, sepse kur rrufeja godet tokën e gjithë ajo energji përhapet nëpër tokë në një perimeter të gjërë” – përfundon njoftimi.