Moti për sot

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s” – thuhet në njoftimin e IHMK-së për motin që do të mbajë më 01.07.2024.