Moti/Ilustrim-Lagjia 'Dardania'

Moti për sot

Mbi vendin tonë sot pritet të mbaj mot kryesisht i vranët dhe me mundësi të reshjeve të shiut.

Temperaturat gjatë ditës pritet të shënojnë nga 9 deri në 20 gradë celcius.

Sipas parashikimit të meteorologëve, mot i ngjashëm pritet edhe përgjatë ditëve në vijim.

“Dita e hënë do të jetë dita më e nxehtë e javës. Do të ketë diell por edhe vranësira të cilat parashihen të sjellin shi e vende-vende edhe shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Të martën do të mbaj mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat vende –vende parashihen të sjellin riga të izoluar shiu. Temperaturat e mesditës do të shënojnë ulje për 4-6 gradë , krahasuar me të ditës së hënë.

“Të mërkurën mot kryesisht i ngjashëm, pothuaj me gjithë parametrat e ditës së martë. Të enjten mot jostabil, i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh. Në fushat termike nuk do të ketë luhatje të mëdha”, njofton IHMK.

Të premten do të mbaj mot kryesisht i vranët por edhe rrezet e diellit nuk do të mungojnë. Parashihet që gjatë ditës të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh.