Moti/Ilustrim-Lagjia 'Dardania'

Moti për sot

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me riga shiu.

Në fushat termike IHMK njofton se parashihet të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme.

“Një ditë që do t’i ngjasoj stinës së vjeshtë së vonë”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Temperaturat minimale pritet të sillen ndërmjet 2 dhe 4 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit.