Lagjja ‘Dardania’ Prishtinë, Foto: Emirjeta Vllahiu/ KALLXO.com

Moti për sot

Instituti Hidrometereologjik i Kosovës për ditën e sotme ka parashikuar mot të vranët dhe vende-vende me reshje të dobëta shiu.

Sipas njoftimit, gjatë ditës do të ketë interval me diell.

Temperaturat minimale do të shënojnë nga 2 deri në 3 gradë Celsius, kurse ato maksimale nga 12 deri në 13 gradë Celsius.

“Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta në vlerat e maksimaleve, kryesisht në mesditë” – thuhet në njoftimin e Institutit.