Moti për sot

Gjatë ditës së sotme në vendin tonë pritet të mbaj mot me diell dhe vranësira.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të jenë -4 deri në -2 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët, përjashtim bëjnë disa zona ku mund të ketë ndonjë rigë e dobët shiu, apo fjollë e dobët bore. Parashihen intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK.