Lagjja ‘Dardania’ Prishtinë, Foto: Emirjeta Vllahiu/ KALLXO.com

Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti i ndryshueshëm dhe jostabil pritet ta karakterizojë këtë javë sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Ditën e hënë do të ketë mot të vranët dhe me intervale me diell. Gjatë ditës në disa zona do të ketë reshje shiu dhe rrufe. Ndërsa në disa pjesë të tjera ekziston rreziku edhe për breshër. I ngjashëm pritet të jetë moti edhe ditën e martë.

“Mundësi për reshje e breshër por me temperatura më të ulëta” – thuhet në njoftim.

Të mërkurën parashikohet mot i vranët dhe me riga të izoluara shiu. E mërkura sipas IHMK-së do t’i ngjasojë një dite të vjeshtës së vonë.

Ndërsa për të enjten temperaturat pritet të shënojnë rritje.

“Moti do të jetë i qetë dhe i freskët” – vazhdon njoftimi.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të premten moti do të jetë i ngjashëm ndërsa temperaturat do të vazhdojnë të rriten.

“Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperendimit” – përfundon njoftimi i IHMK-së.

Foto: IHMK
Foto: IHMK