Foto Urim Krasniqi/KALLXO.com

Moti për dy ditët e ardhshme

Në dy ditët në vazhdim do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vende–vende mund të sjellin reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-31 gradë Celsius.

Instituti ka këshilluar që nga ora 10 deri në orën 17 të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit për shkak të nivelit të lartë të rrezeve ultra-vjollcë.

Reshje më të theksuara priten në fund të javës dhe fillimi i saj.