Moti nesër e pasnesër, mundësi për reshje shiu e shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se ka ndryshuar situata meteorologjike në vend.

Sipas Institutit, fushat me presion të lartë që ishin prezente mbi vendin tonë dalë nga dalë po dobësohen, kështu që priten ndryshime të elementeve dhe dukurive meteorologjike.

Tutje, Instituti njofton se do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

“Vranësirat do të fuqizohen duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s”, thuhet në njoftim.