Liqeni i Batllavës - Foto: KALLXO.com

Moti në Kosovë në javën e parë të majit

Moti në javën e parë të këtij muaji do të jetë kryesisht me reshje shiu e erëra të lehta.

Sipas Institutit Hidrometorologjik të Kosovës, nga dita e nesërme do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell.

Vranësirat kryesisht në fillim javë dhe gjatë vikendit parashihen të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, derisa mesi i javës parashihet me më pak reshje, duke mos përfshirë gjithë territorin. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-24 gradë Celsius.

Sipas Institutit, do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

Instituti Hidrometorologjik i Kosoves