Moti i keq përfshin veriun e Italisë

Një muaj qetësi dhe moti i keq me stuhi të furishme mbërthen sërish Italinë.

10 stuhi gjatë 24 orëve të fundit në veri raportojnë mediat vendase. Tendat dhe çatitë e shkatërruara, pemët e rrëzuara dhe linjat e deformuara të tramvajëve janë fillimi i një jave që do të shkaktojë dëme, thonë zyrtarët, që kanë lëshuar alarmin portokalli në disa qytete.

10 persona janë lënduar në Milano, si pasojë e sendeve që fluturonin në ajër nga era e fortë. Në mbi 100 raste, është kërkuar ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. Të gjitha parqet, disa prej të cilave sapo ishin hapur pas dëmeve të stuhisë së 25 korrik, janë mbyllur.

Në Breshia, janë evakuuar banorët e një fshati pasi rritjes së nivelit të përroit.

Këtë të diel, stuhitë parashikohen në Lombardi dhe Liguria. Dukuritë, të cilat do të shoqërohen me rrebeshe të dendur, stuhi breshëri, erë të fortë dhe shkarkesa elektrike, do të shtrihen drejt lindjes sipas parashikimeve. Alarm i verdhë me rrezik për përmbytje është dhënë në  Piemonte, Trentos dhe Bolzanos, Veneto dhe Emilia-Romagna.

Temperaturat do të pësojnë rënie të theksuar në të gjithë Italinë. Por, teksa cikloni Rea do të sjellë mot të keq në rajonet qendrore-veriore, jugu do të jetë nën mbizotërimit e motit me diell/TopChannel/.