Ilustrim - Policia, falsifikim parash

Mitrovicë, qytetari gjen një shumë të parave, i dorëzon në Polici

Një burrë në Mitrovicë ka gjetur një shumë të parave në afërsi të lumit Ibër në orët e pasdites së sotme.

Sipasa Policisë, paraprakisht një qytetar kishte raportuar në stacionin policor se në zonën afër urës së Ibrit në Mitrovicë i kishte humbur një shumë e parave.

Më tej, Policia bën të ditur se është vërtetuar se shuma e parave të gjetura nga qytetari  i përkisnin qytetarit që ishte ankuar, të cilat  pas verifikimeve të nevojshme i janë kthyer qytetarit.