Zyrtari i Policisë së Kosovës Foto: Naser Fejza/ KALLXO.com

Mitrovicë e Veriut, vozitësi i veturës me targa të Beogradit dyshohet për falsifikim të dokumenteve

Policia ka njoftuar se zyrtarë doganorë në Mitrovicë të Veriut kanë ndaluar një veturë me targa të Beogradit, vozitës i së cilës sipas PK-së ka qenë një shtetas kosovar.

Policia njofton se gjatë kontrollit të dokumenteve të drejtuesit të veturës është dyshuar për falsifikim të dokumenteve.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 10.06.2024, rreth orës 08:30. Rasti është inicuar si “Falsifikim i dokumentit” dhe ka shkuar në procedurë të rregullt.

“Me vendim të prokurorit procedohet rasti i lartcekur i cili shkon në procedurë të rregullt” – thuhet në njoftimin e Policisë, më 11.06.2024.