Topografi nga Mitrovica e Veriut. 09.06.15, Mitrovica. Photo: Atdhe Mulla

Mitrovicë e Veriut: Arrestohet gruaja për denoncim të rrejshëm të dhunës në familje

Policia ka njoftuar se është arrestuar e dyshuara pasi që ka lajmëruar rrejshëm se burri i saj viktima mashkull po e kërcënonte dhe keqtrajtonte.

E njëjta dyshohet se kishte edhe probleme psikike, ndërsa me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:40, në Mitrovicën Veriore.