Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Mitrovicë e Jugut, policia shton kontrollet kundër vozitjes nën ndikim alkooli

Në zonën e Mitrovicë së Jugut, në të gjitha akset rrugore, policia ka shtuar kontrollet, me theks të veçantë për pjesëmarrësit në trafik të cilët drejtojnë automjetet nën ndikim të alkoolit në kuadër të planit operativ “Fundi i vitit 2023-fillimi i vitit 2024”.

Policia përmes një komunikate bënë të ditur se përveç kontrolleve, matjeve me alkool-test dhe masave ndëshkimore, policia për pjesëmarrësit në trafikun rrugor po shpërndan fletushka me porosi vetëdijesimi/sensibilizimi për rrezikun dhe pasojat e ngasjes se mjetit nën ndikim të alkoolit.

“Shpërndarja e fletushkave do të vazhdoj gjatë ditëve të festave të fund-vitit shoqëruar me masa tjera ligjore”- thuhet në njoftim.

Pjesë e këtyre veprimeve parandaluese dhe sensibilizimi, sipas policisë, janë edhe aktivitetet të shtuara në trafikun rrugor në parandalimin e ngasjes së mjetit nën ndikimin e alkoolit.

Policia, apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor, me qëllim që të mos rrezikojnë veten dhe pjesëmarrësit tjerë, tu përmbahen rregullave të përcaktuara me ligjin për sigurinë në trafik.