Ministria e Shëndetësisë në Gaza: 183 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit

Shifrat e fundit nga Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e cila udhëhiqet nga Hamasi, thanë se 183 palestinezë u vranë në sulmet izraelite dhe 377 u plagosën në 24 orët e fundit.

Sipas deklaratës së lartcekur, të paktën 26,083 palestinezë janë vrarë dhe 64,487 janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori 2023.

Drejtori i CIA-s William Burns do të takohet me homologët e tij izraelitë dhe egjiptianë plus kryeministrin e Katarit në Evropë, sipas raporteve të mediave amerikane. Është në një përpjekje për të negociuar një armëpushim të ri dhe lirimin e pengjeve në luftën Izrael-Gaza.

Spitali Nasser në Khan Younis ka mbetur pa ushqim, anestetikë dhe qetësues. “Situata shëndetësore dhe humanitare në spital është jashtëzakonisht katastrofike për shkak të rrethimit nga forcat okupuese izraelite”- tha Ministria e Shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi.

Ushtria izraelite thotë se po i shqyrton pretendimet se forcat e saj hapën zjarr mbi turmat e palestinezëve që ishin në radhë për ndihmë në qytetin verior të Gazës, raporton Al Jazeera. Të paktën 20 njerëz u vranë dhe 150 u plagosën në sulmin në rrethrrotullimin e Kuvajtit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Hamasit të Gazës. Viktimat po trajtohen në spitalin al-Shifa, i cili është pa furnizime mjekësore dhe ka vetëm disa mjekë që punojnë, tha Qudra.

António Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, ka thënë se situata humanitare në Gaza është “e tmerrshme”, me një të katërtën e popullsisë që po përballet me nivele katastrofike të pasigurisë ushqimore, ndërsa e ripërtëriu lutjen e OKB-së për një “armëpushim të menjëhershëm humanitar”. “Të gjithë në Gaza janë të uritur”- ka thënë Guterrez.

Sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 50 palestinezë në Khan Younis në 24 orët e fundit, thotë Ashraf al-Qidra, një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës të drejtuar nga Hamasi. Al Jazeera raportoi se të paktën tre persona duke përfshirë dy fëmijë janë vrarë nga bombardimet izraelite të zonës al-Satar al-Gharbi të Khan Younis.

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, ka thënë se konflikti në Gaza tregon se OKB-ja dhe organet e tjera botërore kanë humbur efektivitetin e tyre dhe u bëri thirrje vendeve myslimane dhe kombeve të tjera të bashkohen për një “rend të ri botëror e të drejtë”. Duke raportuar nga Ankaraja të mërkurën, ku Raisi u takua me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan, gazetarja e Al Jazeera Sinem Köseoğlu tha se Raisi kërkoi izolimin politik dhe ekonomik të Izraelit, me presidentin iranian duke thënë se “prerja e linjave të shpëtimit” do të ishte një mënyrë efektive për t’i dhënë fund “Shtypjes dhe vrasjet nga Izraeli”.

Numri i akteve antisemitike të regjistruara në Belgjikë u rrit ndjeshëm që nga sulmi i Hamasit kundër Izraelit që shkaktoi një luftë në Gaza, sipas shifrave të publikuara të enjten nga Unia, një organ i pavarur publik që e lufton diskriminimin. Unia thotë se ka pranuar 91 raporte në lidhje me konfliktin Izrael-Gaza midis 7 tetorit dhe 7 dhjetorit të vitit të kaluar, krahasuar me 57 raporte për të gjithë vitin 2022./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala